Kryeministri Edi Rama, ka qenë këtë të hënë në Bubq, ku ka inspektuar punimet e pallateve dhe shtëpive individuale, që po ndërtohen atje.

Rama thekson, se qendra e re urbane, me shtatë pallate, 78 shtëpi individuale, shkolla e re, amfiteatri komunitar dhe qendra sportive, do të jenë gati për në vjeshtë.

“ Bubq – Aty ku po merr formë qendra e re urbane e cila do të jetë gati në vjeshtë me 7 pallate, 78 shtëpi individuale, shkollën e re, amfiteatrin komunitar dhe qendrën e re administrativ”, tha kryeministri.

Kujtojmë që më herët gjatë ditës, Rama inspektoi punimet e shkollave, “Lidhja e Prizernit” dhe “Petrit Llaftiu” në Shijak. Rama deklaroi, se shkollat janë gati për të mirëpritur 550 nxënës në vitin e ri akademik, që nis në shtatorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb