TEPELENË

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi kanë inspektuar punimet e rrugëve të reja në zonë.

Rama tha se gjithçka duket fantastike, ndërsa kreu bashkiak i Tepelenës Tërmet Peçi vlerësoi se rrugët e ndërtuara do të shërbejnë që tregtarët e prodhimeve blegtorale në zonë të mund të shesin mallin e tyre më lehtë në bregdet.

Tërmt Peçi: Ne synojmë që të rrisim turizmin malor familjar. Zona e Kuçit dhe Kurveleshit dërgon prodhimet e veta me kalë për në bregdet, si në kohët e vjetra.

Edi Rama: Gjithçka duket fantastike dhe rruga e gjitha do jetë ndërtuar e do jetë e aksesueshme në verë. Thjesht fantastike. Kjo është rrugë përrallore si udhëtim, një peizazh i mrekullueshëm.

Me këtë rrugë, të gjitha prodhimet blegtorale do të dalin në breg gjatë gjithë sezonit turistik.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Tepelenë – Në kantieret e dy akseve Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç, të cilat po shkojnë drejt përfundimit, duke mundësuar gjatë sezonit të verës që ëndrra e vjetër e lidhjes së Labërisë së Sipërme me bregun e Himarës po bëhet realitet?

#PunëJoGjumë

#SkaKohëPërPushim

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: