Kryeministri Edi Rama, përmes një video të shpërndarë në “Facebook”, inspekton punimet në Durrës.

Ai shprehet se qeveria po bën maksimumin, kurse shton se edhe pak ka mbetur për të realizuar gjithçka që ishte premtuar.

“Kemi pasur shumë punë me verifikimet dhe projektet, tani kemi dhe dy lotët që do të bëhen. Po bëjmë maksimumin. Duhet që të bëjmë disa ndërhyrje masive nëpër apartamente. Duhet që të bëni këto riparimet e vogla dhe në vit të ri do jeni gati”, shprehet Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

RINDËRTOJMË ? BASHKË

?Durrës – Aty ku vijon puna për riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve, me nivel dëmi DS1,DS2,DS3 të ndarë në 9 lote, financuar nga Qeveria Shqiptare.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb