Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar rindërtimin në Durrës ku projekt-zbatimet për pallatet e dëmtuara në nivel DS4 janë drejt përfundimit.

Kryebashkiakja në detyrë, Emirjana Sako i ka bërë me dije Ramës se pjesa më e madhe e projekteve ka përfunduar dhe kanë mbetur edhe 30 pallate, por deri në korrik do të mbyllen.

Rama ndërkohë thotë se këto projekte ishin më të vështira dhe ka deklaruar se deri në vjeshtë rindërtimi në Durrës do të jetë në rregull.

RAMA: Mund të konsiderojmë të mbyllura gjithë projekt-zbatimin e DS4
SAKO: Pjesa më e madhe po, kanë ngelur vetëm 30 pallate. Janë 5-katësh, parafabrikat. Shpresojmë që në korrik ti mbyllim të gjitha.
AHMETAJ: S’kemi asnjë problem me financimin, kemi 280 milionë dollarë këtë vit në buxhet që janë alokuar të gjitha dhe ndërkohë financimi vijon normalisht. Vitin tjetër sipas porosive tuaja të jetë 150-180 milionë dollarë.
RAMA: E rëndësishme që kanë përfunduar këto projektet se ishin më e veshtira dhe problematikja. Janë projekte delikate ku duhet të jemi 100% të sigurtë për ndërhyrje. Deri në fund të vjeshtës jemi ok, apo jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb