POGRADEC– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në aksin Lin-Pogradec. Duke u shprehur se qeveria që ai drejton ka trashëguar nga ajo paraardhëse projekte jashtë standardit, Rama tha se pjesa e liqenit të Pogradecit buzë rrugës nacionale do të kthehet në një hapësirë për qytetarët.

“Kjo anë e liqenit do të kthehet në hapësirë për qytetarët. Ne nuk do t’i kemi më zili fqinjët në anën tjetër të liqenit. Me kryebashkiaken e re të Pogradeci do të marrin jetë një sërë projektesh. Jemi ndeshur me një gropë borxhesh ndaj kompanive”, tha kryeministri Rama.

Duke u ndalur tek proceset e tenderimeve të bëra më parë për realizmin e projekteve të ndryshme infrastrukturore në Pogradec, kreu i qeverisë tha se ato janë pa financim të plotë.

Rama tha se firmat kanë punuar me paratë e tyre, dhe kanë qenë të bllokuara financiarisht.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb