KAVAJË

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, u ndal sot në kantierin e ndërtimit në shkollën “26 marsi” në Kavajë, për të cilën u shprehën se në këtë nëntor do të jetë gati për të pritur 624 nxënës, në ambientet e reja të projektuara me më shumë hapësirë se më parë.

“Në një tjetë kantier, atë të shkollës profesionale “26 Marsi” e cila në këtë nëntor 2020, do të jetë gati për të pritur 624 nxënës, në ambientet e reja të projektuara me më shumë hapësirë se më parë, 18 klasa, 8 laboratore, terrene sportive e të gjelbëruara.

Në Kavajë do të rindërtohen nga e para 12 shkolla të reja.”- shkruan Rama në postimin e tij në facebook, bashkëngjitur videos nga inspektimi i punimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb