Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar shkollën e rindërtuar ‘’Halit Çoka’’ në Kamëz.

Në postimin e tij, Rama thotë se janë 20 shkolla me standarde europiane që po ndërtohen në Kamëz pas dëmeve prej tërmetit.

Rama thekson se çfarë po bëhet dhe do të bëhet në Kamëz për fëmijët as mund të imagjinohej më parë, teksa thekson se kjo është përgjigjia e qeverisë ndaj ‘’zëdhënësve të qametit’’.

‘’Çfarë është bërë këtu në Kamëz dhe çfarë po bëhet për fëmijët as mund të imagjinohej. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb