TIRANE – Pas ndarjes nga jeta të kreut të INSTAT-it, kryeministri Edi Rama tha se Gjergji Filipi i ktheu Institutit të Statistikave paanshmërinë, profesionalizmin, transparencën, me ide të qarta dhe vullnet të admirueshëm.

Në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, Rama shkruan se INSTAT-i humbi drejtuesin e duhur, ndërsa shteti shqiptar një administrator të spikatur.

“Një sëmundje e rëndë ndau befasisht nga jeta mikun tonë të mirë Gjergji Filipi. I edukuar, i ditur, i papërtuar në lexime e në aktivitetin e tij të përditshëm, Gjergji drejtoi në këto dy vite Institutin e Statistikave të Shqipërisë. Të cilit i ktheu paanshmërinë, profesionalizmin, transparencën, me ide të qarta dhe vullnet të admirueshëm. Sot INSTAT-i humbi drejtuesin e duhur, shteti shqiptar një administrator të spikatur. Jeta vazhdon, askush nuk është i pazëvendësueshëm përveçse në rrethin e vet shoqëror dhe familjar, ku Gjergji la një boshllëk që i tillë do të mbetet gjithmonë.”- shkruan Rama.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: