TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku merr pjesë në Asamblenë e 74-t të Kombeve te Bashkuara. Takimi me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis, rikthimi i idesë së Shengenit rajonal, vendimi i Bundestagut për çeljen e negociatave, reforma zgjedhore etj kanë qenë temat që ka prekur shefi i qeverisë shqiptare në intervistën e dhënë nga New Yorku.

Rama ka dhënë detaje dhe për takimin me Presidentin amerikan Donald Trump.

“Patëm një bisedë të shkurtër sepse i tillë është formati por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese sepse të dëgjosh nga goja e vetë Presidentit që ‘Albania is doing pretty good’, (Shqipëria po shkon mirë) është kënaqësi”, u shpreh Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb