Nuk janë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama debaton dhe kapet me ironi me deputetin e opozitës, Kujtim Gjuzi.

Teksa fliste nga foltorja e Kuvendi, kreu i qeverisë i sugjeroi Gjuzit që herë tjetër kur të vishte kravatë, këmishën ta fuste brenda.

“Lartmadhëri, mbani fronin, se princ Lekën e nxore jashtë loje. Ke dhe një kontradiktë në objekt, Lartmadhëri dhe Gjuz. Kur përdor kravatë, fut brenda këmishën, përdor pak etikë. Në kodin e ri të oborrit mbretëror, këmisha jashtë e me kravatë. Se e i bie edhe mret dhe Gjuz. Nuk është momenti që të bëjmë komente sarkastike”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb