Nga Cerriku, ku u prezantua kandidati i PS-së për zgjedhjet, kryeministri Rama nuk nguroi të ironizojë opozitën. Duke u ndalur tek protesta e javës së shkuar, Rama tha se ata nuk rrinë dot pa dhunë, dhe në rast se nuk kanë njëri tjetër përballë, rrahin njëri-tjetrin, siç ndodhi me babë e bir të plagosur më 2 Qershor.

“Shikojini vetë sa pak janë ata, edhe pse mund të bëhen më të dhunshëm. Ata nuk rrinë dot pa dhunë e kur nuk i del kush përpara fillojnë rrahin njëri-tjetrin. E patë si përfunduan në spital babë e bir që kishin dalë në protestë dhe hëngrën dajak me shufra hekuri kokës kushedi se për çfarë arsye? Në thelb ata s’kanë çfarë ofrojnë tjetër veç shantazhit e dhunës”,- tha Rama.

Sipas kryeministrit, demokratët më shumë se nga zgjedhjet kanë frikë nga reforma në drejtësi.

“Ata janë të alarmuar nga reforma në drejtësi. Janë kthyer si Beni ecën vetë që këndonte natën që të dëgjonte zërin e vetë e t’i dilte frika. Kur bërtasin e kanë nga frika e zgjedhjeve dhe drejtësisë”, shtoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb