TIRANE – Përveç se në Facebook, kryeministri Edi Rama është aktiv me postime edhe në rrjetin social Instagram.

Në një video të fundit të hedhur në Story, kreu i qeverisë “tallet” me Partinë Demokratike.

Në pamje fillimisht shfaqet një burrë që në dukje po ecën me shpejtësi me motor.

Por në fakt në fund të videos dallohet që ai po rri në vend, por janë të tjerët që e bëjnë të duket sikur ecën, dikush që lëviz një degë peme e ndërkohë dikush tjetër që i tërheq xhaketën, që të bëjë të duket sikur ia merr era.

Nëpërmjet kësaj videoje Rama duket se do të tregojë që sa do përpiqen motori i partisë së tij kundërshtare qëndron në vend.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb