Kryeministri Edi Rama teksa ironizonte me listën e kundërshtarëve në Vlorë, nuk ka lënë pa thumbuar as Presidentin e Republikës.

Rama thotë se në listën e PS në Vlorë ndodhet në Ilir Metaj i vërtetë.

Këtë kryeministri e ka shfrytëzuar për t’i bërë thirrje simpatizantëve të LSI, ndërkohë që thotë fakti që në listën e PS është Ilir Metaj i vëretë, është një shaka sa gjysma e së vërtetës.

‘’Këto janë të rëndësishme për të bërë një dallim edhe më të madh. Edhe sikur lista e tyre të ishte pak më serioze, në Vlorë nuk duhet votuar majtas djathtas, por drejt. Drejt do të thotë të votosh për Vlorën.

Ne jemi mekanizëm, nuk jemi qëllim. Vlora është qëllim. PS është mekanizëm për qëllimin. Vota jepet për qëllimin duke vënë në funksion të qëllimit mekanizmin e duhur. Si mund të merret ajo makinë pa rrota me ngjyrë blu për të vazhduar rrugëtimin në një moment kaq decciziv, në përballje me pandeminë, me tërmetin dhe pasoja e tij. Dhe në kërkim të progresit kur s’ka kohë për pushim asnjë sekondrë. E jo më për të ngecur në llucë e për të lënë kohën të na marrë përpara. Ne si shoqëri të ecim me kohën.

Në mbyllje unë dëshiroj ta them, jo vetëm nga pikëpamtja profesionale, e kanë në këtë skuadër njeriun e tyre. Pranvera është si rezultat i një kërkese të gjerë pikërisht të këtij komuniteti. Të atyre që janë sipërmarrës, dhe që janë motori i ekonomisë së Vlorës, punësimit në Vlorë, që ne të konsiderojmë Pranverën si pjesëmarrëse në këtë skuadër. Në gjithë kohën në detyrën e saj, i ka dëgjuar e respektuar, asnjëherë nuk iu ka krijuar to situata tensionesh që vijnë si rezultat i manipulimit të ligjit dhe detyrës duke vendosur biznesin në presione të paligjshme.

I është dhënë fund falë drejtimit të Pranverës, ryshfetit nga ana e sipërmarrjes. Përballë kemi një hhata të madhe.

Plus ata që janë të lënduar me një familje të shpërbërë si LSI, ne kemi Ilir Metën e vërtetë këtu. Edhe Ilir Meta i Tiranës Metaj e ka po Meta thotë, shaka sa gjysma e së vërtetës. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb