Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar liderin demokrat, Lulzim Basha për lapsusin e këtij të fundit gjatë konferencës për shtyp kur tha se ‘’6 në 4 biznese dalin me humbje’’.

Rama me humor shkruan se nuk thotë kot kur Basha është artist. Po ashtu ai e ironizon për planin e PD teksa thotë se 7 në 5 pika i dalin me sukses, ndërsa për kandidatët 6475 fitues nga 5746 dalin fitues në PD.

Në fakt Basha gjatë konferencës theksoi qartë se Banka Botërore, në një studim të posaçëm, që u publikua këto ditë në lidhje me efektet negative që kanë përjetuar kompanitë e regjistruara në tatime përllogariti se 61% e bizneseve të regjistruara në Shqipëri nuk po rezultojnë fitimprurëse pas heqjes së masave bllokuese.

Ndërkohë thjesht lapsusi i Bashës që donte realisht të thoshte 6 në 10 biznese në Shqipëri dalin me humbje, sipas studimit të Bankës Botërore, por kaq mjaftoi që Rama të anashkalojë këtë fakt për të bërë shaka me lapsusin e liderit të opozitës.

STATUSI NGA EDI RAMA

6 në 4 biznese dalin me humbje, 7 në 5 pika dalin me sukses, 6475 kandidatë në 5746 gjithsej dalin fitues në PD

Ti je Artist nuk them kot unë😘

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb