TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj akuzave të liderit të PD-së, Lulzim Basha. Me anë të një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ku kreu i qeverisë ka vijuar me ‘episodin nr. 18’, me titullin ‘Kush gënjen’, se këmbëngulja e Bashës është fëminore.

Ai ka postuar po ashtu dhe një video ku shihet një bilanc që tregon çmimin e energjisë elektrike përgjatë këtyre viteve, krahasuar me periudhën kur vendi qeverisej nga e djathta dhe deri tani.

“KUSH GËNJEN (18)
Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore, thotë një fjalë e urtë. Ndërsa këmbëngulja e Lulëzimit është fëminore? #VajmedetPDvajmedet?”, citohet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: