TIRANE- Kryeministri Edi Rama vijon që ta trajtojë me ironi kandidaturën e Halim Kosovës për Tiranën.

Rama ka postuar në rrjetin social “Twitter” një foto ironizuese për kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

“Thënia e ditës. Ju duhet të vendosni vetë çfarë të gatuani. Dr.Halim Kosova”, thuhet në foton e postuar nga Rama.

Nuk dihet nëse kjo thënie është e thënë në të vërtetë nga Halim Kosova apo është një shpikje e Ramës, por tashmë prej disa ditësh kryeministri Rama publikon foto të ngjashme ironizuese për kandidatin e PD për Bashkinë Tiranë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb