TIRANE- Që kryeministri Rama e ka shprehur mendimin e tij dhe e ka cilësuar doktor të lodhur kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës këtë gjë e dinim, por me sa duket nuk mjafton me kaq.

Në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, kryeministri Edi Rama ka ironizuar mjekun që kanë zgjedhur të djathtët për Bashkinë, duke publikuar një foto në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Rama e shoqëron foton me një shprehje që sipas tij është thënë nga Kosova: “Sporti është vaksina, unë jam ilaçi”. Këtë foto Rama e ka hedhur në rubrikën e tij “foto e ditës”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb