Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Lezhë ka ironizuar me dy kandidatët e njohur të PD për këtë qark, Mark Markun dhe Agron Gjekmarkajn.

Rama thotë se Marku dhe Gjekmarkaj s’kanë asnjë lidhje me Lezhën përveç origjinës, dhe faktit që emri i tyre mund të jetë në parlament pas 25 prillit.

Ai i cilëson dy pedagogët dhe analistët, si personazhe groteske, ekstremistë dhe reaksionarë.

‘’Skuadër jo përfaqësuese, me dy personazhe groteskë, që i njeh gjithë populli shqiptar pëmes salloneve, klubeve të natës mediatike. Dy personazhe ekstremistë, në çdo aspekt të retorikës së tyre, të menduarit. Dy reaksionarë që e kanë kundërshtuar Reformën në Arsim duke qenë pedagogë. Kanë mbajtur ndezur flakadanin e tifozllëkut. S’kanë asnjë lidhje me Lezhën përvec origjinës. S’kanë çfarë i sjellin përveç emrin e tyre në parlament. Pastaj skuadra tjetër është qamet më vete. Tek skuadra e Monikës, duhet kuptuar se PD është alternativë sado e lodhur, e vjetëruar dhe e marrë peng, në këtë moment të historisë, prap mbetet parti politike që është aty. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb