TIRANE– Kryeministri Edi Rama që në nisje të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ku po u përgjigjet 19 pyetjeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke nxjerr në pah edhe programin e qeverisë, nuk është kursyer me ironitë.

Teksa lexoi një nga pyetjet, “Çfarë mund të ketë më të rëndësishme nga uji për qytetarët?”, kreu i qeverisë e ironizoi atë, ndërsa shtoi se ishte diçka mbi nivelin e tij. Mes të tjerash ai iu rikthyer sërish çështjes së Akademisë së Shkencave, që sipas tij para se ajo të shkrihej, duhej t’i jepte shpjegim kësaj pyetjeje.

“Kjo është një pyetje më e lartë se niveli im, por duhet të ndërhynte siç duket Akademia e Shkencave para se të reformohej që të shpjegonte këtë pyetje të hartuar në emocion e sipër”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: