TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një fotoje në Instagram, pas deklaratave të opozitës për rrëzimin e kësaj qeverie dhe këtij sistemi.

Rama ka ironizuar me anë të një fotomontazhi në të cilën shfaqet duke tërhequr një litar, kreu i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ,si dhe deputetë të tjerë të opozitës.

“Kur do e rrxoni pra se iku viti?”- shkruan Rama.

  • foto galeri

Kujtojmë se gjatë falës së tij me banorët  Unzës së Madhe, Lulzim Basha tha se të shembet ky sistem që kurrë mos bëhen pazare dhe të mos largohet banda hajdute.

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha gjatë një takimi me strukturat në Vlorë se qeveria e Surrelit ka rënë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb