TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në familjen Karaj për t’i dhuruar librat dy fëmijëve të tyre Greisit dhe Reit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

I shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtoresha e shkollës “Ali Demi” Dorina Kuka Rama ka ndarë disa shqetësime me prindërit e nuk ka munguar dhe një bashkëbisedim me fëmijët.

Një nga këto tema ishte dhe ndalimi i celularëve në shkolla. Me sa duket edhe shefi i qeverisë ka problemin e celularit me djalin e tij të vogël Zahon pasi tha se nëse do ia kërkonin t’i hiqte celularin do ishte njeriu më i kënaqur.

“Prindërit kanë hallin kryesor në këtë pikë. Në qoftë se mua shkolla do të më thoshte do ia heqim celularin Zahos, nuk është bërë akoma për shkollë unë do isha njeri më i kënaqur. Sepse është komplet jashtë kontrollit të vetes, jo më të mësuesit dhe tëndit kur është në shkollë. Vetëm keq ka ajo punë, s’ka asnjë të mirë, s’ka asgjë pozitive”, u shpreh Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: