TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka uruar në Ditën e Diasporës shqiptarët jashtë atdheut, duke shprehur respekt për patriotët që i dhanë nga jashtë Shqipërisë gjithçka vendit.

Rama nuk harron as ata që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e botës dhe njerëzit e zakonshëm, teksa publikon një video ku shfaqen që nga Rilindasit, tek Nënë Tereza e deri tek personazhet që i dhanë emër Shqipërisë në kohët moderne.

“Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion, e ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri??❤️?”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: