*Rama: SHQUP-i të kujtohet, në 2010 shpërblime 0, 2011 prapë 0

TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e shpërblimeve të fundvitit që do të përfitojnë familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët, personat që marrin trajtim të veçantë, si dhe kryefamiljarët që trajtohen me kompensim për energjinë elektrike. Në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, Rama theksoi se shpërblimi i këtyre kategorive është detyrim për qeverinë. Kio kategori do të përfitojë një shpërblim prej 20 mijë lekësh të vjetra.

“Kemi vendosur që të shpërblehen për Vitin e Ri: 84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, me 20 mijë lekë të vjetra; 68 mijë përfitues si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, me 20 mijë lekë të vjetra; 372.932 pensionistë, persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, me 20 mijë lekë të vjetra; 145.580 persona që marrin pension të kooperativave bujqësore, me 20 mijë lekë të vjetra; Personat që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake, 3.595 persona, me 20 mijë lekë të vjetra edhe ata; Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, 10.660 persona, përsëri 20 mijë lekë të vjetra. 81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë elektrike, 20 mijë lekë të vjetra.”- deklaroi Rama.

Ndërkohë, kryeministri nënvizoi se shpërblim do të marrë edhe grupi i personave me merita të veçanta, si nxënësit e shkëlqyer, studentët e ekselencës, si dhe mësuesit dhe infermierët e dalluar. Nxënësit dhe studentët ekselentë do të përfitojnë nga 50 mijë lekë të vjetra, ndërsa mësuesit dhe infermierët e dalluar 40 mijë lekë të reja.

“Operacioni kompleks i reformave në çdo sektor ka ecur mirë dhe do të vazhdojë pa asnjë luhatje me vendosmërinë më të madhe dhe me bindjen e thellë se ajo që po bëjmë sot është e vetmja rrugë për të pasur nesër kushte tërësisht të ndryshme dhe mundësi më të mëdha për tu dhënë shqiptarëve shtetin që meritojnë dhe të gjitha mundësitë për të rritur ekonominë e tyre familjare, ëndrrat dhe shpresat. U uroj gëzuar vitin e ri me gjithë zemër të gjithë atyre që marrin këtë shpërblim që është një detyrim i qeverisë.”- përfundoi kryeministri.

Pak ditë më parë, qeveria vendosi të shpërblejë me dy rroga policët. Ndërsa pjesa tjetër e administratës nuk ka marrë akoma shpërblim për festat e fundvitit. Edhe vjet administrata nuk “e meritoi” vlerësimin e qeverisë. Sipas të dhënave në total, fatura e shpërblimeve pritet të arrijë në 15 milionë USD.

KATEGORITË DHE SHPËRBLIMI
84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, me 20 mijë lekë të vjetra;
68 mijë përfitues si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, me 20 mijë lekë të vjetra;
372.932 pensionistë, persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, me 20 mijë lekë të vjetra;
145.580 persona që marrin pension të kooperativave bujqësore, me 20 mijë lekë të vjetra;
Personat që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake, 3.595 persona, me 20 mijë lekë të vjetra edhe ata;
Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, 10.660 persona, përsëri 20 mijë lekë të vjetra.
81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë elektrike, 20 mijë lekë të vjetra.

Shpërblimi për merita të veçanta
Nxënësit me dhjeta, 50 mijë leke
Studentët e ekselencës, 50 mije lekë
Gjithë grupi i mësuesve të spikatur, 400 mije lekë
300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik të vendit, kryesisht infermiere, por edhe në raste të veçanta mjekë, 400 mijë të vjetra.

RAMA: SHQUP-i TË KUJTOHET, NË 2010 SHPËRBLIME 0, 2011 PRAPË 0
Duke iu referuar kritikave për shpërblimet e ulëta, kryeministri reagoi në faqen e tij në “Facebook”, ku shkruan: “SHQUP mos qaj për shpërblimet për të varfrit e pensionistët po kujtohu: 2010 shpërblime 0; 2011 prapë 0; 2012 (meqë vinin zgjedhjet) 2000L!”

JA SI NDAHEN PARATË
Këtë vit, vendimi për shpërblimet është marrë në datë 28 dhjetor, dje, dhe përfituesve u mbeten vetëm tri ditë kohë për të marrë shpërblimin. Qeveria ka miratuar dje vendimin “Për shpërblimin dhe kompensimin e disa kategorive të veçanta për festa të fundvitit”.

Shpërblimi do të jetë vetëm 2 mijë lekë, i njëjtë për të gjithë pensionistët. Këto të fundit do të marrin që sot paratë në sportelet e postës apo në llogaritë bankare. Edhe pse emërtohet “shpërblim për festat e fundvitit”, vështirë se 613 mijë pensionistët përfitues do të arrijnë ta marrin atë brenda tri ditëve të fundit të këtij viti.

Shpërblimi për pensionistët nuk humbet. 2 mijë lekët e shpërblimit të miratuara dje mund të tërhiqen edhe pas datës 31 dhjetor. Por kush ka nevojë, mund t’i marrë ata edhe gjatë tri ditëve të fundit të këtij viti. Shpërblimi është i njëjtë për të gjithë pensionistët.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: