Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë në sektorë me rëndësi.

Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur “jemi në prag të një zbulimi të rëndësishëm në nëntokën shqiptare”.

“Këtu janë disa prej aktorëve kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për që ne duam ta thellojmë dhe ta zgjerojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në vendin tonë Shell-in.

Kemi shumë shpresë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik, dhe pse jo me atë rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm.

Shell po arrin të realizojë në vendin tonë, ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës, që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjitike të Evropës”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb