Kryeministri Edi Rama është thërritur këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë e dëshmitarit.

Ai ka thënë se Komisioni Hetimor, nuk duhet të ngre opinione, por duhet të drejtojë pyetje, duke shtuar se nuk ka ardhur për të folur për ndonjë aferë. Ai tha se ish-ministrin e Mjedisit që ndodhet në qeli, Lefter Kokën, e njeh si ministër dhe jo si pronar përfitues.

Rama: Sa i përket komentit tuaj ju sapo shkelët ligjin sepse folët për aferë. Afera është në opinionin tuaj që e keni shprehur në parlament, në Tv, në rrjete sociale, por këtu nuk mund ta shprehni sepse jeni anëtarë të një komisioni që keni thërritur një dëshmitar. Ju bëni pyetjet tuaja dhe opinionet tuaja shprehini në raport. Sepse nuk kam ardhur këtu për ndonjë aferë, që të jemi të qartë.


Tabaku: A është Lfeter Koka që ka fituar 4 mln euro, një nga pronarët ekzistues?

Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debate parlamentar dhe televiziv. Unë Lefter Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, nuk e njoh pronar përfitues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb