TIRANE- Kryeministri Edi Rama, në një takim me grupin parlamentar të PS-së, parti që ai drejton, dha një lajm të mirë për Dibrën dhe jo vetëm, sa i takon ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor, siç është Rruga e Arbrit. Ai pohoi se brenda 30-40 ditësh do të finalizohet edhe kontrata për këtë rrugë.

“Vlen të përmendet këtu për deputetët që kanë bërë përpjekjejet e tyre të vazhdueshme, që vinë nga zona e Dibrës. Procesi për kontratizimin e rrugës së Arbirt është në veprim. Ministria ka nisur kontratën me kompaninë fituese. Jemi shpresë plotë që në harkun 30-40 ditëshe do të finalizohet kontrata për rrugën e Arbrit. Do të kemi pikë në rendin e ditës mes dy qeverive, nevojën që nga pala maqedonase që kësaj rruge t’i bëhet lidhja, së brendshmi dhe në rrugë rajonale. Kjo edhe në aspektin e shlyerjes së këtij projekti madhor. Gjithë buxheti ka një kahje qartësisht të lexueshme në funksion të turizmit, si një burim ende i pashfrytëzuar sa duhet”, tha Rama.

Mes të tjerash Rama theksoi se tashmë të gjitha rrugët që janë si shtigje të rrezikshme, do të jenë lidhje të sigurta. Ndërkohë, kreu i qeverisë foli edhe për pritshmëritë që ka sektori i ekonomisë, duke paralajmëruar faktin se kjo rritje do të jetë mbi 5 %.

“Kjo rritje do jetë mbi 4 përqind në vitin e ardhshëm. Jo rritje është e bazuar nga rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investim. Për investime masive, infrastrukturë dhe jo vetëm. Qoftë në shëndetësi, qoftë në arsim kemi një kapërcim të ndjeshëm. Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë për mbështetjen e investimeve prodhuese, tek eksportet, qoftë edhe falë përpjekjes besoj të suksesshme pasi mungon vetëm fjala e fundit nga KE. Buxheti krijon hapësira të reja edhe për sektorët e tjetër edhe për atë të kulturës. Do fillojmë punën për Bibliotekën e re Kombëtare si dhe transformimin e Muzeut të ri Kombëtar. Me rëdnësi është që të theksohet se projekti shkon në harmoni me qasjen dhe përpjekjen e 4 viteve për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme. E nisëm me 0 presje diçka dhe tani jemi në trefishin e rritjes ekonomike. Dua të përsëris se mbetet një shifër për shumëkënd, pasi nuk prek pozitivisht siç duhet ekonominë familjare të shumëkujt. Kemi vendosur të kalojmë 5%, që do të thotë ekonomi që rritet në çdo familje. Dua ta ripërsëris, raporti i KE për ekonominë shqiptare është shumë inkurajues. KE ka nënvizuar që Shqipëria ka rritje shumë të madhe, një konsolidim të financave publike, dhe po ul borxhin publik. Një borxh ishte jashtë kontrollit. Kjo shkon në trend ulës. Ne edhe pse qeverisëm për 4 vite, nuk arritëm të kuronim siç do duhej, plagën e hapur që gjetëm 4 vite më parë, në investimet publike. Ne këtë projekt e kemi konsideruar domosdoshmërinë për financim, siç është programi 1 miliard për rindërtim, që pjesa me e madhe e tyre shkon për infrastrukturë. Kjo do të bëjë që rrugët tona të kthehen nga shtigje të rrezikshme, në lidhje të sigurta.”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: