TIRANE- Nga Dibra ku ka zhvilluar mbledhjen e qeverisë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar prezantimin e projektit përfundimtar të Rrugës së Arbrit. Kreu i qeverisë tha se ky projekt, i cili do të prezantohet nesër në Dibër, pritet t’i japë një zhvillim të madh zonës, dhe jo vetën.

“Nesër, po nga Dibra do të bëhet prezantimi i projektit përfundimtar të Rrugës së Arbrit, tani që është përzgjedhur edhe kompania dhe Ministria e Infrastrukturës është në negociata për firmosjen përfundimtare të kontratës, duke garantuar financimin dhe mosndërprerjen deri në fund të punimeve për këtë rrugë, që për 27 vite me radhë është harruar. Ky është zotim madhor për një aks që në kënvështrimin tonë nuk i takon thjesht Dibrës. Me ndërtimin e Rrugës së Arbërit, Dibra bëhet De Facto pjesë e metropolit dhe krijohet një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik e social dhe integrimin e plotë të bashkësive me qendër Tiranën, por me shtrirje drejt Durrësit dhe Dibrës. Ky është një aks jashtëzakonisht i rëndësishëm kombëtar edhe në funksion të lidhjes me pjesën matanë kufirit, për të cilën kemi filluar diskutimet me qeverinë maqedonase”, u shpreh kryeministri Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb