FIER- Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në qytetin e Fierit, nga ku ka nisur konsultimet me qytetarët për buxhetin e vitit 2018. Teksa është ndalur tek investimet më të mëdha që parashikohen për muajt në vijim, kreu i qeverisë ka dhënë një lajm të mirë sa i takon Rrugës së Arbrit.

Kryeministri Rama tha se brenda pak javësh do të lidhet kontrata për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

“Brenda pak javësh përfundon dhe lidhet kontrata për Rrugën e Arbrit, dhe fillon puna”, u shpreh kryeministri Rama, teksa u ndal tek projektet në infrastrukturën rrugore.

Disa ditë më parë, në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”, ku u diskutua mbi tre operatorët ekonomikë që kishin shfaqur interes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb