Kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e kësaj të diele lajmin e rëndësishëm lidhur me transportin publik dhe rinisjen e aktivitetit, pasi është ndërprerë për më shumë se dy muaj nga koronavirusi.

Në një komunikim në “Facebook”, kreu i qeverisë u shpreh se deri në fund të muajit do jetë gati strategjia e re e transportit publik dhe linjat do të hapen pjesë-pjesë.

“Deri në fund të muajit do të kemi strategjinë e re të transportit publik dhe do t’i hapim, pjesë-pjesë linjat e transportit publik, duke vënë në jetë një reformë tërësore të këtij sektori, me një pjesëmarrje direkte të shtetit në garantimin e standardeve të reja. Jo thjeshtë në funksion të mbrojtjes së shëndetit sot, por edhe të rritjes së ndjeshme të cilësisë së shërbimit në transportin publik urban dhe ndër urban nesër”, deklaroi kryeministri Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb