Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin se ka nisur procedura për mbylljen e 27 HEC-eve në vend.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Rama deklaroi se ka përfunduar procesi i skanimit të kontratave të HEC-eve dhe ka filluar procesi për ndërprerjen e 27 prej tyre, duke i cilësuar ato të dëmshëm për natyrën dhe qytetarët.

“Të gjitha HEC-et janë konstatuar si të dëmshme dhe ka përfunduar procesi i skanimit të kontratave dhe ka filluar procesi për ndërprerjen e 27 kontratave. Ka 27 komunitete të acaruara me të drejtë. Nuk do ketë më në Shqipëri leje për asnjë HEC, si dhe të preken zonat me rëndësi natyrore”, tha kreu i qeverisë.

Më tej, ai u ndal dhe të shifrat e policisë në aksionet kundër krimit, duke thënë se Forca e Ligjit këtë vit ka kryer 20 operacione dhe ka goditur 12 banda kriminale.

“10 operacione më shumë nga Forca e Ligjit, janë plot 20 operacione, janë goditur 12 grupe kriminale dhe është sekuestruar një pasuri prej mbi 47 milionë euro, pra 45 milionë euro më shumë se vitin e mëparshëm”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: