I ftuar në “Opinion”, kryeministri Edi Rama bëri një premtim të madh për të gjitha bizneset e vogla. Ai tha se qeveria do të rishikojë buxhetin, ndërsa premtoi heqjen e tatimfitimit për të gjitha bizneset e vogla deri në 2029.

“Po punojmë një nga gjërat që besoj unë është se shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesin e vogël të cdo shqiptari që krijon punë do i heqim taksën e tatim fitimit.

Marrëdhënia jonë me ta është të qënit rojë të shtetit për biznesin e madh. S’do kenë detyrim të paguajnë asnjë lekë deri në 2029. Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim edhe TVSH komplet. I kam kërkuar grupit të punës të heqë edhe TVSH”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: