Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, pasi u pyet nga gazetarët, kryeministri Rama zbuloi edhe një marrëveshje të rëndësishme që pritet të nënshkruhet nesër mes Shqipërisë dhe SHBA që këto të fundit të financojnë projektin e HEC-it të Skavicës.

“Na dogje një lajm, për respekt tuaj po e them sot se do e dëgjonit nesër,- i tha Rama, gazetarit nga Kosova, – ne me SHBA nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do të financohet nga SHBA, një gjest fantastik i vullnetit të SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë, çka ne kemi bërë në qeverisjen e vendit në këtë përiudhë për çështet e shprehura në letrën e Presidentit”.

Po ashtu Rama dha edhe një tjëtër lajm. “Po ashtu SHBA kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë ne Europë pjesën e luanit t’ja japin Shqipërisë.

Këto janë xheste në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë dhe qeverisë së sotme dhe qeverisë së tyre”,- vijoi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb