TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar akset ku po kryhen punimet në disa rrugë, të cilat do të krijojnë një rrjet gjarpërues në të gjithë Shqipërinë.

Shefi i qeverisë pa nga afër punimet në aksin Vorë-Fushë Krujë, të cilat siç tha edhe ai, po ecin me ritme të shpejta dhe me standardet e duhura.

Programi i Rindërtimit vijon intensivisht në gjithë akset problematike të vendit, ku  sipas Ramës nuk u vu dorë prej dekadash. Në bashkëbisedimi me përfaqësuesit e firmës ndërtuese, Rama deklaroi se duhet të zgjidhet njëherë e mirë situata e përmbytjes pranë zonës së Kasharit.

“Të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne, jo siç i bënit ju. Edhe Rruga e Arbrit po ecën shumë mirë.  Të zgjidhet situata e ujit në Autostradën e Kasharit.”, tha mes tjerash Rama.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb