I ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, ishte dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Gjatë fjalës së tij, ai foli për zgjedhjet e 2017-ës, rritjen e votave për LSI dhe rënien e PD. Vasili argumentoi se kushtet tanimë janë më ndryshe dhe PD është e aftë të rimarrë 200 mijë votat e humbura.

Po ashtu, numri dy i LSI, u ndal dhe në krisjen mes LSI dhe PS. Vasili renditi disa arsye, por më kryesorja sipas tij, ishte blerja e deputetëve nga ana e mazhorancës qeverisëse për të miratuar Reformën në Drejtësi.

“Kushte më të favorshme se në vitin 2017 nuk mund të eksitonin, sepse PD ka qenë në kushte të tjera. Por marrëveshja e majit, qarkullimi goxha i një opinioni, goditja që të dyja forcat politike na kanë bërë në mënyrë ballore. Në të njëjtën dozë e merrja dhe nga Rama dhe Basha, kur isha në krye të LSI. Në atë kohë ne arritëm rezultatin më të lartë. Zgjedhjet e ardhshme padiskutim do të sigurojmë më shumë vota se në 2017, po të doni e mbani shënim. Votat e PD u ulën për disa arsye. Disa thonë që marrëveshja e 17 majit, disa të tjerë mungesa e lidershipit. Ne morëm rreth 60 mijë më shumë vota, PD i munguan rreth 200 mijë. Jam i bindur që PD i rimerr votat. Ne i kemi pasur votat tona. Si do e shpjegonte koherencën e vet Rama ku tha që koalicioni me LSI arritëm atë që nuk imagjinohej kurrë. Pyetja është e tillë, ka pasur një parti politike që vetëm falë të cilit ka bërë gjëra që nuk mendohen kurrë, më pas u bë problem, kjo nuk ka koherencë. Ai është një mllefaxhi. Mbështetja e PS ka qenë e papranueshme, kanabizimi, koncesionet. Reforma në drejtësi që u realizua dhe u pa si shpëtimi. Po e them për herë të parë, aty ka qenë ideja e ndarjes përfundimtare ku u blenë deputetë për Reformën në Drejtësi. LSI me Metën në krye thoshte që nuk bëhej kjo reformë duke blerë vota, kjo ishte bindja, faktet flasin qartë”, tha Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb