Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në News24, u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk po bën transparencë me Portin e Durrësit dhe projektin që ka me Mohamed Alabbar.

Ndër të tjera ajo tha se Rama prej kohësh “ka shumë qejf që t’i japë një dalje në det Serbisë”.

“ Më skandalozja, problemi më kryesorë është që me këtë show që mban me Alabbar po bën mungesë transparence sesi do jetë formula, ne nuk e dimë se çfarë do t’i japim këtij për ndërtimin e portit, nuk dimë sa do zgjasë. Rama ka ca kohë që ka shumë qejf t’i japë një dalje ne det Serbisë. U bë kaq kohë dhe ai atë gjë që po bën atje, e bën pikërisht për këtë. Ideja është që ky zotëria i ka të gjitha me laps dhe me letër, do ulë fuqinë punëtore dhe po shkatërron Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb