Analisti i njohur, Agron Gjekarkaj, tashmë pjesë e listës të Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, ishte i ftuar në një intervistë në emisionin “FrontLine”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço.

Gjekmarkaj u ndal tek kandidimi i shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe inxhinieres Luljeta Bozo, të cilat do të jenë të pozicionuara në radhët e PS.

Analisti tha se dy figurat janë tepër të nderuara, por sipas tij, kryeministri Edi Rama ka dështuar me pandeminë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet e 2019-ës.

Po ashtu, Gjekmarkaj foli dhe për emrat që PD nuk i vendosi në listat për deputetë. Ai tha se emrat në fjalë mund të jenë pjesë e strukturave pas fitores së 25 prillit, gjithashtu shtoi se tashmë ai ka nisur takimet me njerëzit në terren dhe nga takimet me to, është mbushur me shpresë për një fitore në zgjedhjet e pas një muaji.

“Është një zonjë e respektuar, por zonja Bozo se ndaloi tërmetin, ai binte. Ai zgjodhi dhe Çomon, nuk e njoh thonë që është zonjë e mirë, dy simbole, të tërmetit dhe pandemisë. Por ne kemi dështuar si me tërmetin dhe pandeminë. Rama ka gënjyer për gjithçka në tetë vite. S’ka tepsi dhe timon, thjesht ajër”, u shpreh Gjekmarkaj.

88 mandate ka Rama si maksimalen dhe 78 minimalen?

Gjekmarkaj: Ai thotë gjepura, i ka rrëshqitur dheu nën këmbë. Ai s’do të ikë, ata e shohin nga poshtë-lart sepse është dhe i gjatë. Aq i duhet atij, ata që trashëguan nga PS, zonjat që e di që i ka pas, ata poshtë që do të thoshin ndonjë gjë i kaloi në 22 23 në listë. Problemi është tek shfaqja demokratike është opozita. E bën më demokratike listën, më pluralë, më të pranueshme për njerëzit. Janë dy koalicione bashkë me opozitën, ka një famë më të gjerë. Ata janë totalitarë.

A ndiheni keq që jeni tek ato lista dhe nuk është Klevis Balliu, Genc Pollo, Ruli?

Gjekmarkaj: Nuk është një tragjedi e madhe të mos jesh deputet. Këta figura janë shumë të nderuara, nuk e di nëse kanë aspiruar të jenë për deputetë. Unë zë karrigen time, meqenëse kam pranuar atë ofertë. Ata janë të nderuar, mund të jenë pjesë e ekipit të zotit Basha. Secilin për tyre kam vetëm fjalë të mira për të thënë, listat janë subjektive në fund sepse është çështje perceptimesh.

Ka prurje të reja siç jeni ju Açka. Cerarë fryme të re do të jepni?

Gjekmarkaj: Ajo çka unë do të tentoj është se do të jem vetvetja, e përsëris do të jem antimodel i atyre deputetëve që kam satirizuar. Mendoj se shqiptarët kanë nevojë për njerëz të vërtete, t’i thuhet e vërteta, të kenë standarde.

Në listat e PD ishte zonja Elda Hoti në Lezhë e 9-ta, persona që nuk e kanë dorëzuar mandatin e tyre dy vite më parë, ata janë kthyer sërish në lista. Pushuan së qeni tradhtar?

Gjekmarkaj: Politika duhet të ketë dhe moral e etikë, kur e humbet atë vlerëson qytetari. Për mua opozita e re ka qenë e karanavaleste. Kanë qenë katër persona që nuk u bënë pjesë e vendimit të qeverisë. Mund të ketë patur vendime, sepse unë skam respekt për aktin e Roshit. Të gjithë zotërinjtë që përmenda kanë pasur qëndrim opozitar, kjo ka qenë arsyeja që Basha i ka dhënë mundësi të jenë në listë.

Kur e nisni në terren fushatën?

Gjekmarkaj: Takimet me njerëzve i kam filluar që sot, fushata zyrtarisht nis në datën e përcaktuar. Kam pasur shumë telefonata, jam pritur shumë mirë dhe njerëzit kanë nevojë për shpresë për të mirën e vendit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb