Ish- deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar një VKM ku thuhet se shteti shqiptar mbështet financiarisht studentët ekselentë të cilët vendosin të studiojnë jashtë shtetit për ciklin e dytë të studimeve master ose ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë

Boçi shprehet se kjo VKM përjashton maturantët të cilët duan të studiojnë ciklin e parë Bachelor në universitetet më të mira të botës edhe nëse fitojnë të drejtën për studime në Oksford apo Harvard.
Sipas ish- deputetit Rama ka fobi të tmerrshme ndaj elitave prandaj kërkon t’i pajis me diploma shqiptare në universitete të dorës së dytë që të ikin më pas jashtë vendit përgjithmonë. Me këtë VKM Boçi thotë se Rama tenton të largojë përgjithmonë ata që diplomohen në Shqipëri, pasi ekselenca e tyre zbehet, talenti shuhet dhe investimi i tyre zerohet.

 

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT

Nuk kanë fund vendimet arbitrare e mashtrimet e Ramës dhe të Besës ndaj studentëve, ndërsa propaganda fryhet çdo ditë.
Sipas VKM 160, 19. 02. 2020 për fondin e ekselencës, asnjë student i shkëlqyer shqiptar nuk do të mbështetet më nga shteti i tij, në ciklin e parë të studimeve, bachelor, edhe nëse fiton të drejtën e studimit në një nga 15 universitetet më të mira të botës.
VKM 483, 16. 07. 2014 që i jepte këtë drejtë studentëve rrëzohet.
Kjo do të thotë që maturantët që aplikojnë sivjet në këto universitetete, duhet të heqin dorë nga ëndrra dhe merita e tyre për mbështetje financiare nga qeveria.
Asnjë prej tyre nuk mund të shkojë më në Oksford, Harvard apo diku ku spikatja e shqiptarëve ka qenë shembullore.
Fondit qesharak për ekselentët i shtohet dhe ky përjashtim.
Rama dhe Besa nuk duan.
Fobia e tyre për elitat është e tmerrshme.
Pallavrat e Paktit për Universitetin e pakteve të tjera, janë thjesht mashtrime.
Investimi disavjeçar i studentëve dhe familjeve, talenti i tyre përçmohet dhe zhvlerësohet kështu sa hap e mbyll sytë, me një të rënë të lapsit, duke i mohuar studentëve një të drejtë kushtetuese.
Në pamundësi financiare, tani ata do detyrohen të zgjedhin universitete të dorës së dytë, ose diploma shqiptare që i nxisin të degdisen më pas jashtë vendit përgjithmonë.
Ekselenca e tyre zhbëhet.
Talenti i tyre shuhet përgjithmonë.
Investimi i tyre zerohet.
Ne shdërrohemi në vendin ekzemplar vrasës serial të elitave.
Rama largon përgjithmonë ata që diplomohen këtu.
Rama nxit të braktiset ky vend nga të rinjtë e të gjitha profesioneve.
Rama përze pa kthim më të mirët, duke i mohuar mbështetjen.
Rama dhe qeverisja e tij po e vrasin çdo ditë këtë vend.
Shqipëria po fiket…
Largimi i regjimit të pabesëve dhe kushtetutshkelësve është kryefjala e ditës!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb