Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është pyetur nga analisti Artur Zheji sesi grupimi i tij në Partinë Demokratike do të punojë për të zhbërë mekanizmin e pastrimit të parave të pista që Edi Rama ka krijuar me oligarkët në vend.

Bardhi tha se do të punohet për të mundur politikisht kundërshtarin politik dhe se shpreson që të dyja palët në PD të bëhen bashkë për të rrëzuar Edi Ramën.

DISKUTIMI:

Zheji: Akuzat e ndërsjella mes dy grupimeve, normalisht kemi një PD që po bë një aksion politike real, thërret protesta, dhe një grupim tjetër që është vetëm në mbrojtje, pra Alibeaj, Bardhi… duhet se ia kanë lënë kohës që gjërat të sheshohen. Po duket se grupimi tjetër e ka hapur krahun, është aktiv në Parlament, por nuk kuptohet cila është strategjia e tyre, hapi i mëpasshëm, politikisht veprojnë në mbrojtje. Në këtë pikëpamje janë në trysni të akuzave të Berishës, që i konsideron si opozitë ‘fake’.

Bardhi: Nuk shikoj që secili prej grupimeve si Zheji i ndau, s’ka arsye për të qenë të ndarë në aksionin tonë për betejën me regjimi e Ramës. Kjo ka qenë qasja e grupimit ton ë, as nuk kemi shpifur as baltosur pjesën tjetër, sa herë ka ndërmarrë aksion ndaj Ramës. Mendojmë se drejtimi nga Berisha i PD është fatkeqësi për partinë, ndaj kemi qenë nën sulm prej Berishës. Është e vërtetë që ka tërheqjen nga ne PS vendimit të gjykatës, si mesazh që ne nuk jemi për përçartjen e PD, nuk kërkojmë rrëmujë, apo ti vendosim demokratët përballë sepse kjo do e dobësonte PD, ndërsa Berisha e ka nisur kështu. Ka tentuar ta përçaje… ne në shtëpi jemi se nuk kemi ikur dhe s’kemi nevojë të  na thotë Berisha se ku do duhet të rikthehemi, do vazhdojmë të jemi në PD. Bashkërisht do duhej të gjenim rrugën për të ardhmen e PD, por për fat të keq ky qëllim nuk përputhet me qëllimin e Berishës.

Zheji: Jeni tërhequr por keni lënë vetëm ata që ju kanë mbështetur apo ju mbështesin, me sa shof po shkohet drejt një konvergimi të heshtur, ata po e kuptojnë që është një betejë e humbur në terren.

Bardhi: E kuptoj këtë që thotë Zheji, por në vlerësimin tim, ka dy qasje, ne kemi betejë me Ramën, s’kemi pasur betejë brenda nesh, pjesa tjetër kanë harruar betejën me ramë dhe kanë betejë me atë pjesë që mendon ndryshe brenda në PD. Pezullimi për të mos regjistruar zotin Berisha si anëtar të Grupit parlamentar është kompetencë e kryetarit të partisë.

Zheji: Pyetja që bëhet është se cilat janë mundësitë që i ngelen këtyre deputetëve, disa prej tyre duke marrë pjesë në protestë, duke bërë deklarata hibride as mish as peshk që ne Berishën nuk e donim, por protesta është e demokratëve. Duket se grupi i politikanëve që fillimisht ishin me zotin Basha dhe nuk janë akoma me Berishën janë pa kauzë dhe pa objektiv. Po vinë zgjedhjet e reja dhe aksionet politike që ka ndërmarrë Berisha dhe Grupi i PD. Tani vijnë dhe i vënë mikrofonat siç bënë me Gaz Bardhin, i thanë do marrësh pjesë në protestë. Jo nuk do marrë pjesë. Ka një handikap shumë të madh në marrëdhëniet e brendshme te partia që tani gjithmonë e më tepër nuk ka më nevojë për ta. Nënshtrimi ndaj më të fortit është bërë dhe pjesa tjetër e këtyre kanë ngelur si grup pa kokë. Kjo është një bjerrje e fuqisë së PD, që emra si Bardhi dhe Alibeaj tani shihen si non-grata si të Ramës. Mëkat i madh që nuk po gjejnë dot veten brenda lojë politike, brenda tempit politik. Ndoshta e kanë lënë në vjeshtë por koha po rrjedh më shpejt se një grupim politik në të cilin ndodhet Bardhi.

Bardhi: Jo së pari e përsëris secili prej nesh ka kauzën e tij me të cilën duhet të merret që është beteja me regjimin e Edi Ramës. Edhe kolegët që mendojnë ndryshe nga unë kanë kauzë betejën me Ramën.

Po ju duhet të jeni bashkë që të fitoni kauzën?

Bardhi: Ne për momentin jemi në ngërç, nuk dimë kush janë strukturat që janë paralele. Ajo që e quaj tërheqje është qëllimi jonë për të mos shtuar këtë ngërç brenda PD. Pranuam realitetin e ri të krijuar nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për të krijuar një qetësi brenda PD. Për fat të keq pala tjetër vazhdoi me të njëjtën rrugë, me rrugën e përçarjes, me rrugën e politikës së njëanshme.

Berisha ju ka thënë ejani në shtëpinë tuaj, të jemi bashkë për të rrëzuar Edi Ramën.

Bardhi: Berisha ka një problem, ndryshe vepron e ndryshe thotë. Ajo që grupi i PD i propozoi Berishës pas vendimit të shkallës së parë ishte ngritja e një grupi të përbashkët me të dy palët për të nisur një proces për bashkimin që vinte nga baza e deri te partia. U vijua me procesin e jënashëm. 30 deputetë u përjashtuan nga ai proces. Por pasi ti ke mbyllur organizimin ti nuk mund të thuash ajde dhe asimilohu te gjëja që kam krijuar unë, që është faktitkisht më e vogël. E kuptoj konstatimin se një pjesë e deputetëve janë konfuz, por kjo vjen nga fakti se Berisha dhe grupimi i tij, cilindo që mendon ndryshe në PD e shpall tradhtar dhe e baltos. Dhe unë i kuptoj kolegët që nuk kanë guximin ta pranojnë këtë sulm nga Berisha.

Zheji: Ju duhet të çmontoi veglat e Ramës që janë sipërmarrësit, oligarkët që i lajnë paratë, marrin punë publike. Ky është mekanizmi diabolik që lëviz gjithë këtë organizëm këtu dhe Rama pa këtë mekanizëm nuk do t’ia dilte dot. Berisha ka marrë në aksion denoncimesh dhe këtu pajtohet Berisha me Bardhin se ky është një nga akuzatorët më të mirë politiko-ekonomik që ka sot PD, pavarësisht se nuk di të mbrohet nga balta që i hidhet si njeri.

Bardhi: Ne duam të fitojmë ndeshjen me kundërshtarin tonë politik. Pastaj se kush e ka seriozisht unë mendoj se secili prej nesh, pavarësisht se si mendojmë për drejtimin e PD, e ka seriozisht dhe do rrëzimin e Edi Ramës. Ajo që na ndan është nëse kjo arrihet me Berishën në krye të PD. Unë mendoj se është e pamundur, se shqiptaret kanë nevojë për një alternativë të re dhe model ndryshe. Uroj dhe shpresoj, por edhe besoj se e gjithë kjo tollovi e krijuar në PD do të mbarojë dhe do ta forcojë partinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb