Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se kryeministri Rama ka shpërdoruar detyrën duke shkelur haptaz ligjin për funksionimin e Këshillit të Ministrave.

Sipas tij Rama nuk u ka kërkuar ministrave të tij përgjegjës shpjegime apo relatime e verifikime për aferën e inceneratorëve, por ka vënë firmën me ndërgjegje të plotë, duke iu kundërvënë ligjit.

“Edhe pse shkeljet janë konstatuar nga ministrat e tij , Rama nuk e ka pezulluar zbatimin e akteve korruptive, por përkundrazi i ka miratuar ato së bashku me Sekretarin e tij të Përgjithshëm”, shkroi Vasili.

Postimi i plotë:

Edi Rama ka shperdoruar detyren dhe shkelur haptas Ligjin per funksionimin e Keshillit te Ministrave.
Edi Rama ka shperdoruar hapur dhe me qellim detyren dhe nga kjo nuk shpeton dot!
SPAK-u ja ku e ka Ligjin dhe Shperdorimi i Detyres nga Edi Rama per inceneratoret eshte sa nje mal.
“L I G J Nr. 9000, datë 30.1.2003 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE” flet qarte:
Neni 2
Kryeministri
1. Kryeministri, përveç kompetencave të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligje të veçanta, ushtron edhe këto kompetenca:
▪️a) përfaqëson dhe drejton Kryeministrinë;
▪️b) u kërkon ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative, për çështje të fushës që ata mbulojnë;
▪️c) pezullon zbatimin e akteve të ministrave, të drejtuesve të institucioneve qendrore, në varësi të tij ose të ministrave, me nismën e vet ose me kërkesë të subjekteve të interesuara, kur konstaton shkelje të Kushtetutës, të ligjeve, ose të akteve të Këshillit të Ministrave.
Edi Rama as ju ka kerkuar fare ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative per aferen e inceneratoreve, por ka vene firmen me ndergjegje te plote.
Megjithese shkeljet jane konstatuar edhe nga vete ministrat e tij, Edi Rama nuk ka pezulluar zbatimin e akteve korruptive te ministrave qe ishin ne shkelje te ligjit dhe Kushtetutes, por perkundrazi i ka miratuar ato se bashku me Sekretarin e Pergjithshem te tij.
Ndaj SPAK kot i fshihet marrjes se Edi Rames ne pergjegjesi penale per Shperdorim Detyre per aferen e inceneratoreve.
Edi Rama nuk shpeton dot dhe do pergjigjet ne mos sot neser, por se bashku me te do te pergjigjet edhe SPAK-u vete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb