Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për kandidimin e tij të mundshëm sërish në qytetin bregdetar.

Rama thotë se si ët kandidojë apo jo formalisht në këtë qytet, me Vlorën nuk e ka ndarë asnjëherë asgjë.

Ai thotë se në mandatin e 3-të qeverisës, për Vlorën do të bëhet më shumë se dy mandatet e tjera.

‘’Si çdo betejë dhe çdo ndeshje fitohet kur mbaron. S’fitohet para se të fillojë. Jemi besimplotë se do fitojmë.

Së pari kandidoj s’kandidoj formalisht në Vlorë, Vlora s’më ka ndarë asnjëherë asgjë. Asnjë diskutim nuk ka që siç kemi bërë për Vlorën më shumë se sa 1 mandat më parë, dhe në këto 2 mandate se 100 vjet. Mandatin e 3-të do bëjmë më shumë se 2 të mëparshmit. Eskperienca më ka treguar se ndryshimi ka një impakt të madh energjizues fillim, më pas rrit pritshmëritë dhe krijon edhe pakënaqësitë.’’- tha Rama.

Por më pas Rama konfirmoi se zyrtarizimin e kandidimit të tij ose jo në Vlorë do e thotë në momentin e duhur, pas përzgjedhjeve në PS, duke lënë të hapur pistën se kryeministri këtë vit mund të kërkojë mandat deputeti në një tjetër qark.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb