Kryeministri Edi Rama në fillim të fjalës në Kuvend është kapur me deputetin Adriatik Alimadhi duke e përshëndetur për formën fizike.

Disa muaj më parë Alimadhi ishte i infektuar me COVID-19, por u shërua dhe Rama thotë se kjo është falë kujdesit të mjekëve e infermierëve.

Por Rama i ta se Alimadhi nuk rikthen dot formën e Ballit Kombëtar. Madje ai shtoi se po ta shihte sot Mit’hat Frashëri do ishte me mendimin e Murrizit dhe jo me të.

 

”Së pari, dua të përshëndes formën fizike të Alimadhit. Gjë që besoj që është një dëshmi i punës së shkëlqyer të mjekëve dhe të sistemit tonë shëndetësor në vijën e zjarrit, ku për fat të keq Alimadhi u gjend si pasojë e infektimit. Përfitoj nga rasti që ta them sot meqë nuk më është dhënë mundësia se ka pasur dhe nuk është përjashtim për Alimadhin dhe ata që shkojnë në duart e mjekëve e infermierëve, një përkujdesje fantastike. Forma juaj sot është dëshmi.

Sa i përket Ballit Kombëtar pastaj dihet që ka rënë nga forma shumë kohë më parë dhe sado në formë të jeni ju, nuk e kompensoni rënien pa kthim të Ballit Kombëtar. Por meqë jam akuzuar nga gjithë mbështetësit e palëkundur të PS për nderimin që i bërë Mit’hat Frashërit, për të cilin ruajt respekt dhe do e bëja të gjihë. Po t’ju dëgjonte sot Mit’hati do ishte me Myslimin.
Mit’hati 100% do ishte Myslimi. Nuk jam në konflikt interesi. Por e njoh më mirë Mit’hatin se ty. Të jesh i sigurt që sot do ishte me Myslimin.

Duke ndjekur disa qëndrime këtu .Se këtu ka disa Balle Kombëtare. Kjo ishte karakteristikë e saj, që Balli u bë me 7 ballë. Qëndrim që turpëron Mit’hatin, intelektin, kulturën. Sepse ai që foli këtu është që ballisti tipik nuk i duhet dreqit. Pashë dhe disa zonja që klithën këtu për diktaturën, ilegjitimitet të parlamentit. Kuvend që i marrin rrogën. Si parlamenti ilegjitim dhe ju jeni legjitime. Klithma që janë karakteristikë për shumë nga burrat jashtë që sulmojnë këtë parlament.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb