Kryeministri Edi Rama thotë se ndasia e madhe mes politikës në Kosovë dhe Shqipëri ka dëmtuar imazhin e dy vendeve ndërkombëtarisht.

Rama thotë për emisionin ”Rubikon” se të dyja vendet kanë humbur nga kjo ndasi, duke humbur terren në luftën diplomatike me Serbinë.

Ai thotë se kjo politikë feudësh ka bërë që të ktheeht në një bazë të konfliktit politik.

“Unë kam një pamje të përciptë të gjësë. Të jemi të qartë. Ne kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike me Serbinë. Kemi humbur shumë terren në luftën politike me Serbinë dhe e kemi humbur këtë terren duke e kthyer temën e strategjisë dhe të qasjes në këtë fushë beteje që është e përbashkët ku ne jemi të gjithë bashkë. Unë nuk njoh ndonjë të thotë jo nuk na duhet njohja përfundimtare nga Serbia, apo të thotë s’ka problem t’i harrojmë të gjitha.

Por e kemi kthyer këtë në një mekanizëm, që është kthyer në mekanizim bazë të konfliktit politik. Dhe ndasia e madhe që vazhdon të thellohet kush janë komplotistët dhe tradhëtarët, kush janë patriotet dhe flamurtarët, na ka degraduar imazhin ndërkombëtarëisht dhe këtë unë e perceptoj edhe personalisht. Takohem në mënyrë sistematike me ata që ne i quajmë komuniteti ndërkombëtar dhe shoh ndryshimin”, tha Rama.

 

Rama ndërkohë ka dhënë një deklaratë surprizë duke vlerësuar taksën 100% që e vuri qeveria e Ramush Haradinajt, duke theksuar se u vendos në një aspekt në kohën e duhur pasi ngriti alarmin e mosrespektimit të një sërë dakordësisht nga Serbia.

”Marrëdhënia ime me Presidentin e Serbisë është një marrëdhënie e krijuar si rezultat i të qenit kryeministër i Shqipërisë dhe në funksion të bindjes sime që shqiptarët dhe serbët në kushtet kur lufta ka mbaruar dhe kemi zgjedhur paqen, duhet të synojmë shumë larg. Synimi duhet të lidhet me mosdakordësisë së madhe, e cila qëndron në mes. Kemi rënë dakord që të mos biem dakord për këtë, ku ne jemi në luftë diplomatike nuk diskutohet por duke ndarë një ide që këtu duhet ecur dhe hapësirat e tjera duhen shfrytëzuar. Ti nuk e zgjedh fqinjin. Po të kishim mundësi, të gjithë popujt në këtë rajon do të kishin zgjedhur fqinj të tjerë. Në një proces, ti nuk shikon sa i mirë, sa bujar është tjetri siç mendon kur të kërkon dikush një krushqi. Ti shikon interesin.

 

Presidenti i Serbisë është aty për të shfrytëzuar çdo hapësirë dhe për të bërë çdo manovër në funksion të këtij interesi. Dhe sigurisht për ta treguar, gjë që e ka arritur fal dobësisë së madhe që kemi treguar ne me këtë lloj politike feudesh dhe me këtë lloj përplasjesh si në një luftë të ftohtë civile brenda Prishtinës që ky është personi i interesuar për paqe, për këtë e për atë. Ne duhet të shohim veten sepse kur del në një ring, ti nuk do merresh në fund si më mundi ai përball, ti je marrë me muskujt e tu, me përgatitjet tënde mendore. Kemi humbur terren për krejt të kundërtën e asaj që thuhet, sepse jemi barrikaduar gabim.

 

Po marr një rast flagrant që duhet të shërbejë si shkollë politike; taksa 100%. Ishte një vendim i cili mund të konsiderohej gabim në çdo aspekt, por në një aspekt ishte në kohën e duhur për të dhënë alarmin problemin e mos respektimit nga ana e Serbisë të një sërë dakordësish të paravendosura dhe problemin e ngecjes së një procesi në tërësi ku mos liberalizimi i vizave është një simbol, një turp i madh i BE-së dhe i vetos së Macron.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: