Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, tha se deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me mosfinancimin e bashkive të djathta pas 14 majit, nuk janë asgjë tjetër veç presion për të manipuluar votën në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Ai ka sqaruar se grantet që qeveria dërgon në bashki, nuk mund të bllokohen as nga kryeministri, pasi një gjë e tillë është e parashikuar të shpërndahet në kuadër të kontibutit të secilit qytet në buxhetin e shtetit.

Cara ka shtuar se 14 maji nuk duhet parë si një garë për ndryshimin e emrave në krye të bashkisë, por të ndryshimit të një filozofie të qeverisjes së qytetit, ku Durrësi nuk duhet të shihet më si pronë e disa njerëzve, por e qytetarëve të cilët paguajnë taksa.

Ai ka folur edhe në lidhje me presionin e bërë nga qeveria ndaj qytetarëve në lidhje me votën, duke i bërë thirrje drejtorëve të mazhorancës të qëndrojnë larg zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se për të tilla akte po mblidhen prova.

Pjesë e diskutimit në studio: 
Igli Cara: Kjo garë nuk është për të ndryshuar emrat, por për të ndryshuar filozofinë e qeverisjes së qytetit, nuk duhet parë si pronë e disa njerëzve, pronarët e vërtetë janë qytetarët sepse janë ata që paguajnë taksa.

Ai kryqi në fletën e votimit është firma që hedhin qytetarët për të marrë në punë administratën e bashkisë.

Pikat e mia më të forta, kapitali më i çmuar i qytetarit është njeriu të cilit duhet t’i sigurojmë mirëqenie.
nisur nga shkollat kopshtet e çerdhet, tek trajtimi i papunësisë me trajnimin falas të të rinjve, menaxhimi i mirë i parasë publike dhe kthimi i tyre në shërbime.

Mosha e tretë është lënë pas dorë, jo për pensionet sepse atë e ka në dorë qeveria, por në krijimin e ambienteve çlodhëse.

Nisida Tufa: Deklarata e Ramës për mos bashkëpunim me kryetarët e dalë nga “Bashkë Fitojmë”. Sa penalizoheni?

Igli Cara: Fare. Buxheti i bashkisë përbëhet nga grantet e kushtëzuara e të pakushtëzuara dhe paratë që prodhon vetë.
Me paratë që administron vetë bashkie janë më shumë se grantet e qeverisë. Ky është presion që bën Ram për të manipuluar votën, shkelet hapur Kushtetuta.

Paratë që sjell qeveria në Durrës janë detyrim ligjor dhe Rama nuk i pengon dot.

Grantet ndahen në bazë të kontributit që bashkia jep për buxhetin e shtetit.

Durrësi ka 13 mijë biznese që paguajnë taksa dhe kemi të ardhura të shumta nga turizmi, sidomos gjatë verës.

Nisida Tufa: Nga Durrësi kanë ardhur denoncime të shumta për presione në lidhje me votën. Si e shihni situatën në terren?

Igli Cara: Në telefonin tim vijnë dhjetëra mesazhi ku drejtorët e qeverisë intimidojnë e kërcënojnë qytetarët me heqje nga puna. Aktivisti është një nga këto shembuj. Janë bërë edhe denoncime. I bëj thirrje atyre që bëjnë presion t’i mbajnë duart larg nga zgjedhjet, por keqpërdoren duke shkatërruar një qytet e duke dëmtuar zgjedhjet.
Këto zgjedhjet nuk do kalojnë me shprehjen “ishin të lira e të ndershme” nga ndërkombëtarët. Po sigurojmë prova për presionin e bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb