Analisti Andi Bushati i ka konsideruar tallje me shqiptarët deklaratat e Ramës për presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha nga asambleja e PS ku i ka kërkuar SPAK-ut marrjen si të pandehur  të tyre dhe prokurorëve që tashmë janë nxjerrë jashtë sistemit nga vettingu.

I ftuar në “Open”, ai tha se Rama është bashkë me Metën në çdo mëkat ndërkohë që ka shpërthyer në kritika ndaj SPAK duke i konsideruar lapanjosë dhe militantë prokurorët e tij.

Ndërkohë në debat jane përfshirë edhe analistët Neritan Sejamini dhe Dritan Hila ku ky i fundit e ka quajtur zhurmues atë pasi ai iu drejtua se nuk thotë dot që Rama duhet të hetohet.

 

E ka seriozisht Rama Berisha dhe Meta në burg?

Bushati: E zëmë se Edi Rama u bë burrë i ndershëm dhe po i kërkon SPAK të hetojë atë që mezi presin, Ilir Metën.

Hila: Këta të sotmit janë 3 veta në burg.

Sejamini: Ti e konsideron drejtësinë si koncept arkeologjik, e ardhmja e shkuara.  si të si ty’sta mban për Ramën që të hetohet.

Hila: Po bën zhrumuesin. Qeveria e Ramës është e vetmja që ka persona në burg.

Bushati: Ti je zgjedh 2 herë kryetar bashkie, e more në koalicion. Këtë e bëre edhe President në 2017. Të dalë njeriu në çdo mëkat me Metën “do shkojë në burg” kuptohet çfarë tallje me miletin është kjo. SPAK-ut i është bërë balta mullar. Nuk ka shqiptar sot që ata janë ca lapanjosë vegla të pushtetit. Kë pushtet po godasin këta? Që e dinte Edi Rama 6 muaj se do hynte në burg, i morën leje. Kë SPAK të marrim seriozisht? Ky është SPAK që edhe kur do të bëjë ndonjë veprim shkon i merr leje pushtetit.

Hyseni: Të katër jemi dakord që SPAK nuk po funksionon me të gjithë kapacitetin.

Bushati: Kam qenë vetë në zyrat e SPAK që dridheshin edhe flamujt në tavolinë kur përmendej emri i Ramës. Po prokurorët e SPAK janë lëtyrë mo, militantë partie njëri i taulant Ballës e njëri i Lalit.

Hyseni: SPAK është krijuar që nëse ka fakte të fusë në burg ministra, kryetar parlamenti dhe jo të mos hetojë.

Bushati: Kanë çuar lëtyrat e partisë. Nuk do hetojnë as Berishën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb