Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë sot një mesazh falënderues për kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada e SHBA thekson se ndjehen krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës.

Ky mesazh i ambasadës vjen pasi kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Dritan Lelit nga fushata elektorale dhe PS, pasi ky i fundit refuzoi të ishte kandidat për deputet në listat e PS.

“Këndet tona Amerikane në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!”, shkruan ambasada.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb