Deputeti Ervin Salianj ka denoncuar sërish aferën e inceneratorëve. Duke folur nga Kuvendi, Salianji u shpreh se kryeministri Edi Rama me deklaratat e tij po kërkon të intimidojë drejtësinë.

Salianji i ka bërë thirrje SPAK të çojë përgjegjësit para drejtësisë dhe të justifikojë besimin e ndërkombëtarëve.

 

Pse merren me çështjen e plehrave?

Vetëm nga kjo aferë fitojnë 430 milionë euro. Hilja që tentohet  të bëhet se ku e dini se do bëhet korrupsion në 2047. Eurot për dherat, ato janë 45 milionë euro që u janë marrë ndërtuesve me detyrim te monopoli i bashkisë për t’i çuar te inceneratori i Tiranës. Pse është kjo një aferë korruptive?

Paratë të cilat do paguhen nga qytetarët e Tiranës, Durrësit janë para të cilat i detyron qeveria të shkojnë atje. Pse vjen erë në këtë aferë?

I kanë shpallur pa garë fituesit, është monopol. I mbani mend lajmet me mbytjen e plehrave vjet në Durrës, në Fier i vunë flakën për t’i çuar në incenerator. Nuk ka asnjë njeri tjetër fuqi në këtë vend për të vënë në dispozicion bashki, ministri të një afere korruptive si kjo.

Kërkojmë që kësaj afere t’i shkohet deri në fund e të vendosen para drejtësisë.  Vendosja e gjoksit e kryeministrit është se kërkon të intimidojë drejtësinë. A ka një njeri që nuk i kujton justifikimet banale të tij dje. Së paku 430 milionë euro do u shkojë shqiptarëve kjo.

Nga ana tjetër kërkojnë ta mbysin me retorikë politike. Dje ky zotëria mburrej kur ishte kryetar bashkie. E njëjta situatë që po ndodh me bashkitë vazhdon edhe sot. Qeveria kërkon t’i vjedhë këto para e t’i çojë në Maltë në llogaritë e Mërtirit.

Kjo është një aferë e thënë edhe nga drejtësia. I bëj thirrje SPAK të justifikojë besimin e ndërkombëtarëve dhe taksat e qytetarëve shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb