Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e PD.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkon të kthejë Durrësin në lavatriçcen më të madhe të Europës.

“Ishte një betejë e parë, e cila natyrisht do të vazhdohet me një seri betejash të tjera, përballë kemi një armik shumëplanësh i votës, i qenies. Një dëbues si kurrë ndonjëherë në histori të shqiptarëve nga vendi i tyre. Ngjarja e fundit që po debatohet sot në parlament është të themi e përmasave që tejkalon çdolloj imagjinate, tejkalon çdo lloj kodi ligjor, etik, moral.

Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike të vendit.

Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narkoeurove tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij, por njëkohësisht dhe në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë. Me 12600 apartamente në një truall prej 1 mln metër katrorë Durrësi bëhet qyteti më i pabanueshëm i botës. Tejkalon në dendësi për frymë çdo lagje apo qytet mbi planet, por këto janë anët që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme. Këtë vjedhje që nuk ndodh kurrë në botë që një aferë si kjo të mund të shqyrtohet, të mund të projektohet, të mund të imagjinohet. Por këtu ndodh se këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes, makineria e Edi Ramës”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb