Kryeministri, Edi Rama, theksoi se kohët kanë ndryshuar dhe Shqipëria duhet të përshtatet me realitetin e ri në BE.
Ai shton se shqetësimet e vendeve anëtare nuk duhet të bëhen problem për Shqipërinë.
“Njëri nga ata të mëdhenj më tha që ju do hyni në BE dhe ne do ta festojmë bashkë. Unë i kuptoj dëshirat e mira por kohët kanë ndryshuar dhe duhet ta adaptohemi me kohën. Këtu sbëhet fjalë për të drejtat tona sepse jemi me të barabarta. Por as shqetësimi i tyre të mos kthehet problem për ne. Që të thotë jo prisni ju sa të reformojmë BE se pastaj do ta shikojmë këtë punë. Jo besoj se jemi shumë ok.”, tha Rama.
