Në rubrikën e tij “Përgjigja Ime” në Facebook, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një djali pyetjet e të cilit lidheshin me ekonominë, rrogat apo dhe largimin e shqiptarëve.

“Pse nuk ndjehet fare te xhepat e popullit kjo rritje? Pse rrogat mbeten njësoj? Pse pensjonet mbeten njësoj? Pse nuk rriten ndihmat ekonomike por pakësohen?  Pse paguajmë lekë për ilaçe, për doktorra? Pse paguajm rryshfete kudo në administrata? Pse osshe të faturon 2 muaj pak qe ti të mos marrësh rimbursim? Pse po largohen njerëzit nga Shqipëria? Pse gënjeni,” është pyetja e komentuesit që Rama ka vendosur t’i përgjigjet nëpërmjet një videoje.

Kreu i qeverisë fillon të rendisë fakte e shifra që sipas tij tregojnë që ekonomia është rritur, e një ndër to është konsumi. Pra, sipas Ramës, fakti që konsumi është rritur tregon që ka më shumë para në xhepat e shqiptarëve.

“E kam pyetur veten pse kur del ndonjë lajm i mirë për ekonominë apo punësimin, ka një kategori komentuesish që shpërthejnë si lum

Është rasti për ta nënvizuar që në fillim, që kur unë tregoj fakte për ekonominë, as nuk rrah gjoksin as nuk pres lëvdata se e di se sa shumë punë ka ende për të bërë.

Gjithnjë jam i pakënaqur me veten ama kthesa ku ka hyrë ekonomia shqiptare, është fakt jo opinion. Janë fakte në llogaritë e shtetit dhe të duartrokitura në botë. Ka një matës për xhepat e popullit, konsumi. Konsumi s’do rritej nëse shqiptarët nuk kanë para në xhepat e tyre. Do ti apo s’do ti konsumi është rritur.

Rroga në sektorin privat është e vërtetë është rritur pak, por njësoj nuk janë jo. Pensionet janë temë më vete, por ata qe do dalin në pension, do të marrin më shumë. As një shoqëri e ardhur nga Hëna nuk i rrit pensionet më shumë se e lejojnë llogarinë.

Edhe yt atë, jo se s’do të të japë më shumë para, ai të do pafund, po prapë po të dha më shumë para për të prishur, shtëpia përfundon keq.  E di që të tjerëve i rimbursohen 100% ilaçet.

Ke paguar ndonjëherë ryshfet ti? Sot shkruaji direkt qeverisë, siç ke bërë këtë komentin, dhe jo kush të ka kërkuar ryshfet do shkojë direkt në prokurori.

Mos më thuaj mua që gënjen, se është e paedukatë, po a i di ti shifrat e njerëzve që kanë ikur e ardhur?,” tha Rama.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb