TIRANË

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga konferenca për mediat me Federica Mogherinin se Shqipëria i ka kryer detyrat e shtëpisë dhe meriton hapjen e negociatave.
Rama ka informuar publikun për diskutimin që pati në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së.
“Jemi të bindur se i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë. Shqipëria flet me gjuhën e rezultateve dhe meriton hapjen e negociatave”, tha Rama.

“Jam këtu me zonjën Mogherini, me të cilën kam biseduar një sërë temash të rëndësishme për vendin tonë dhe që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE. Tema që u bisedua mes meje dhe zonjës Mogherini ishte ajo për çeljen e negociatave për Shqipërinë, si një gur themeli për të ndërtuar rrugën tonë eruopiane përmes negociatave. Ne meritojmë hapjen e negociatave, pasi kemi punuar për prioritetet që ka vendosur BE.

Biseduam për disa tema, ndër të tjera edhe për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, si pjesë me rëndësi për integrimin e rajonit në BE sa më shpejt. Ne si qeveri do të luftojmë për një Shqipëri sa më të mirë në radhë të parë për qytetarët shqiptarë, pastaj sigurisht edhe për të hyrë në BE si prioritet absolut”, deklaroi kryeminstri Rama.

vijon…

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb